Orientimi strategjik-Ida TRENA

Orientimi strategjik

I.Prej të gjithë popujve europian që ishin nën sundimin otoman vetëm shqiptarët dhe boshnjakët pranuan islamin në mënyrë masovike në shkallë mbi 80% . Kur them këtë nuk kam harruar 2.5 miljon arvanitas të asimiluar në Greqi dhe 5 miljon arrnaut të asimiluar në Turqi.
Gjithashtu shqiptarët janë popull i vetëm i ndarë në 4 besime fetare: islam, ortodoks, katolik dhe bektashian si dhe besimin e 5 që po lind aktualisht që është ai evangelist.
Ja vlen të përmendim se shikuar historikisht shqiptarët më shumë kanë punuar dhe kontribuar për të huajt se sa për vete.
Mirëpo edhe për skaj të kësaj përqindje, ndarje dhe dekontribuizim shqiptarët duhet me vendosmëri të zgjedhin orientimin strategjik properëndimor. Shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve dhe duhet shfrytëzuar të gjitha shanset që ofron ai.
Është mëkat që shqiptarët të luftojnë në Rakka dhe Mosul para se atë ta bëjnë popujt arab dhe popujt tjer islamik që kanë qindar miljon banor.
Nëse dikur shqiptarët i mobilizonte sulltani dhe ishin të detyruar të luftonion deri te Ura e Qabesë sot kur ato kanë dy shtetet e tyre etnike Sqipërinë dhe Kosovën duhet të luftojnë për shtetet e tyre. Mardhënjen me islamin shqiptarët duhet ta ndërtojnë sipas shembullit të Turqisë. Shqiptarët duhet ta kultivojnë pa kompleks islamin europian dhe jo atë të Afganistanit.
Shqiptarët duhet ta kultivojnë islamin që i con përpara dhe e avanson positën e femrës. Për femrën shqiptare muslimane duhet të jetë model ish kryeministreja e Turqisë Tansu Ciler, zonjë e vërtet me dy diploma univerziteti të mbaruara në SHBA, me kostum të bukur, me frizur të bukur që ia rrit bukurin, nderin dhe autoritetin femrës shqiptare muslimane.
Shqiponja e cila ka ndërtuar folenë e re dhe bijtë e shqipes që fluturojnë lirshëm dhe shëndetshëm nuk ka nevoj që të kthehet në folenë e vjetër.
Me përjashtim të Turqisë dhe Iranit të gjitha vendet tjera islamike ose janë të mvarura ose janë të nënshtruara nga perëndimi. Islami duhet ta merr vendin dhe rolin e merituar në proceset globale. Eshtë koha që islami të del në skenë botërore jo me kronika të zeza por me shpikje dhe zbulime shkencore me produkte të reja në tregjet ndërkombëtare, me vepra në fushen e letërsisë, artit, muzikës, sportit dhe në lëmitë tjera ekonomike dhe shoqërore. Rritja ekonomike dhe zhvillimi ekonomik i vendeve islamike mos të jetë rezultat vetëm i pasurive natyrore por edhe i rritjes së cilësis dhe aftësisë konkuruese të prodhimeve dhe shërbimeve nga vendet islamike në arenën ndërkombëtare.
Për tu bërë vërtetësi këto që u cekën më sipër e lyp nevoja që në botën islame të lind një Martin Luter islam për ti bërë reformat e nevojshme në Islam dhe ta ndaj fenë nga shteti. Këto reforma të nevojshme dhe të mundshme i përgjigjen përafërsisht moshës historike që ndodhen në botë e krishtere duke e fuqizuar atë dhe fal atyre reformave të atëhershme e bën botën e krishter lidere botrore në shkenc, ekonomi dhe politik.
II.Intuita dhe logjika më shpiejn në një konstatim se boshnjakët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve, por që për shkak të kushteve të vështira historike dhe shoqërore ata pranuan gjuhën sllave dhe u bënë pjesë e konglomeratit sllav. I vetmi element që i vecon ata nga sllavët është feja e tyre islame. Boshnjakëve po u rrin mbi kok si shpata e Demokleut kërcnimi i falangës dhe soldateskës sërbe të cilën ato e vuajtën në luften e fundit 1992/95 e cila u përmbyll me genocidin e Srebrenicës ku u vranë dhe u ngulën në “NOZH ZHICA” mbi 8000 burra dhe djem boshnjak vetëm në Srebrenicë.
Por që e keqja mos të përfundoj me aq në zgjedhjet e fundit lokale, boshnjakët e Srebrenicës si shumicë që janë i lejuan që për kryetar komune të fitoj serbi Mlladen Grujicic.
Që në të ardhmen të mos përsëritet Srebrenica apo ndonjë Srebrenicë tjetër, boshnjakët duhet tu kthehen rrënjëve të tyre të origjinës Ilire dhe hapi i parë në këtë drejtim është mësim i gjuhës shqipe si gjuhë amtare, të ecim gjurmëve të heroinës Amina Nurovic.
Ida Trena StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...