Osmani dhe Dimitrov në Paris në takim me Monshalen

Mediat e shtypura dhe elektronike
Lënda: Kumtesë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov në kuadër të vizitës së sotme në Republikën Franceze mbajtën takim me Ameli de Monshalen, Ministre për Evropë dhe përfaqësuese e Republikës Franceze në Bashkimin Evropian.StrugaLajmStrugaLajm

Në fokus të bisedës ishin integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të publikimit të mëparshëm të dokumentit të Komisionit Evropian për përforcimin e procesit aderues.StrugaLajm

“Vërtet paraqet inkurajim pritja e përzemërt dhe miqësore në Paris, që pa dyshim flet për marrëdhëniet miqësore të cilat i kemi me Republikën Franceze dhe mbështetjen e saj të sinqertë ndaj progresit tonë drejtë BE-së. Mesazhet janë të qarta: Metodologjia e re paraqet bazë të mirë për vendet të cilët sinqerisht janë të gatshëm për progresin reformues, që është lajm i mirë për qytetarët të cilët presin rezultate, ndërkaq sfidë e madhe për politikanët të cilët medoemos në mënyrë më të dukshme dhe transparente duhet që të realizojnë; ndërmarrim obligim shtesë të japim rezultate si bazë për raport përmbajtësor dhe cilësor të Komisionit Evropian në shkurt, duke konfirmuar edhe angazhimin përmes meritave ta realizojmë progresin tonë në integrime evropiane theksoi osmani

In : Aktuale

Loading...
loading...