Osmani-Edshtadler: Austria është lobuesi më i madh për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Republika e Maqedonisë së Veriut e ka plotësuar pjesën e saj të obligimeve dhe pret vendim për fillimin e negociatave në samitet e pranverës të BE-së, tha zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani në takimin e sotëm në Vjenë me ministren austriake për Evropë, Karoline Edshtadler.

“Ballkani Perëndimor ndodhet në zemrën e Evropës, i rrethuar me vendet- anëtare të BE-së. Një vrojtim i thjeshtë i hartës, tregon se nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për rrumbullakim, finalizim të një procesi të bashkimit të kontinentit. Një Ballkan stabil, i sigurt dhe prosperues është garancë e fuqishme e një Evrope stabile, të sigurt dhe prosperuese”, theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje ndaj Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme që ia siguron Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gjithë rajonit, kumtoi SÇE.
Metodologjia e re e negociatave, tha Osmani, parasheh monitorim të përforcuar dhe mundësi për reverzibilitet, që do ta përforcojë parimin meritor gjatë negociatave, gjë që neve, si një student solid, që i përmbush obligimet reformuese, na konvenon.

“Kjo do të thotë integrime të përforcuara evropiane që sjellin benefite për vendet të cilat janë në progres, dhe për qytetarët e tyre, që nga vetë procesi i negociatave”, theksoi Osmani.

Në takim Osmani referoi edhe për aktualitetet e fundit në vend, siç janë gatishmëria e vendit për implementimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe kompetitive, si dhe për suksesin e sjelljes së Ligjeve të duhura reformuese, mes të cilave edhe të Ligjit për PP.

“Si vend jo vetëm që përmbushëm pjesën tonë të obligimit, por edhe më shumë, me çka në vepër e demonstruam përcaktimin tonë autentik reformues dhe mbështetjen e fuqishme të agjendës evropiane të vendit”, potencoi Osmani, duke i përcjellë qartë pritjet e vendit, për progres të vërtetë në integrimet evropiane në Samitet pranverore të BE-së, përmes vendimit për fillim të negociatave.

Më parë, Osmani kishte takim, në Dhomën e Poshtme të Kuvendit, me Deputetët – përfaqësues të Komisionit për Çështje Evropiane, të kryesuar nga Kryesuesi Reinhold Lopatka, ndërsa në agjendën e tij janë paraparë takime edhe me Barbara Kaudel Jensen, Këshilltare për Politikë të Jashtme tek Kryeministrit Sebastian Kurz, si dhe me Peter Launsky-Tieffenthal, Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Austrisë. .

In : Aktuale

Loading...
loading...