Osmani promovoi identitetin e ri vizual të Sekretariatit për Çështje Evropiane

Osmani promovoi identitetin e ri vizual të Sekretariatit për Çështje Evropiane


Së bashku drejt yjeve – fushatë e SÇE-së për perspektiva të reja evropiane në vendStrugaLajm

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, nga parkingu në Kalanë e Shkupit, në mënyrë simbolike – duke u nisur me autobus shënoi fillimin e kapitullit të ri të integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Kemi të drejtë të jemi krenarë sepse i mënjanuam të gjitha pengesat, krijuam të gjitha kushtet, dhe siç është përmendur saktë në Raportine Komisionit Evropian, bëmë shtetin gati për të filluar negociatat”, theksoi Osmani, duke bindur qytetarët se perspektivat së shpejti do të behen realitet – “Ju siguroj dhe ju bëj thirje: mos u përmbani për të qenë krenar, mos keni frikë për të qenë optimistë – Republika e Maqedonisë së Veriut do të fillojë negociatat me BE-në këtë vit! – thekson Osmani.
Të pranishmit pastaj hipën në autobusin i cili ishte i brenduar pikërisht për këtë rast, me të cilin në mënyrë simbolike filluan rrugën e re. Ngjarja vazhdoi në MK-BE info qendrën në sheshin qendror, ku u promovuan edhe studentët – fituesit e konkursit “Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian”, të cilët javën e ardhshme do të qëndrojnë në vizitë studentore në Bruksel, ku do të vizitojnë institucionet evropiane dhe nga afër do të njihenStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...