Pacolli: Kurrë më s’do ta votoj Albin Kurtin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë nuk ka shprehur kundërshtimin e tij për një vendosje të mundshme të tij në karantinë, në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Pacolli ka deklaruar se ka qenë i gatshëm të karantinohet në konvikt.

“Asnjëherë s’jam shprehur kundër shkuarjes në konvikt. Kam qenë i gatshëm të shkoj”, është shprehur ai.

“Do të ishte nder, të jem me pjesën tjetër të qytetarëve”, ka thënë Pacolli.

Kreu i AKR’së ka thënë se do ta kundërshtojë gjithmonë Albin Kurtin dhe partinë e tij tash e tutje.StrugaLajmStrugaLajm

“Asnjëherë s’do ta votoj më Albin Kurtin, as Vetëvendosjen në çfarëdo qeverie”, ka deklaruar ai.

“Do të jem opozitë e fuqishme”, ka shtuar ai.StrugaLajm

“Jam tejet i zhgënjyer për mënyrën se si qeveris”, ka thënë Pacolli.

I pyetur se a do të kerkojë falje dhe se a është penduar për këtë deklaratë, Pacolli ka sqaruar se si sipas tij, ushtria e Vetëvendosjes vazhdimisht e kanë ofenduar, sharë dhe kërcënuar me fjalët më të ulëta.

Ai tha se ndjehet i frikësuar dhe se vetja i duket sikur ndodhet në vitet 70-ta në rrugët e Tiranës. Kurti sipas tij po tenton të shndërrojë vendin në monarki.

“Në rrjetet sociale, në komentet e ushtrisë së Vetëvendosjes përdoret një gjuhë e pakuptueshme, e ndyrë, denigruese, e turpshme dhe pa edukatë dhe kërcënimet që vijnë se e dimë ku janë fëmijët e tu, e dimë në cilën shkollë shkon djali yt. E dimë ku shkon ai dhe atij do t’ia thyejmë njëherë këmbën e djathtë dhe të majtën, pastaj do të merremi me juve. Atëherë çka kam unë të mendoj këtu”, është shprehur Behgjet Pacolli.

Pacolli deklaroi se e ka telefonin të mbushur me kërcënime të tilla, ndërsa akuzoi kreun e qeverisë se po manipulon me të rinjtë, duke i shfrytëzuar ato për të arritur qëllimet e veta.

In : Aktuale

Loading...
loading...