Padi penale ndaj kërçovarit për “maltretim kafshësh”

Për dyshime të bazuar se ka kryer veprën penale “malltretim i kafshëve”, zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka dorëzuar kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore për 41 vjeçarin A.A nga fshati Sërbjan i Kërçovës, përcjell in7.

Siç raportohet, personi në fjalë prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar e deri në Janar të këtij viti, ka ushtruar dhunë dhe ka malltretuar 8 kuaj që kanë qënë në pronësi të tij. Me kuajt ai ka ngarkuar drunj për ngrohje, ndërsa ka përdorur mjet të mprehtë me të cilen u ka shkaktuar prerje në kokë, ndërsa nuk ka marrë masa për sanimin e dëmtimeve që kuajt i kanë marrë. Informacionet i vertetoi edhe zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, Stefan Dimovski.

Burimi:MIA

In : Aktuale

Loading...
loading...