Pajtim Kasami,strugani“Simboli i shqiponjës dykrenore”

Prestigjiozja zvicerane: Çfarë është në fakt problemi me Kasamin?
Prestigjiozja zvicerane “NZZ” i ka kushtuar një artikull të gjatë lojtarit të Kombëtares helvete, Pajtim Kasami.

Djali nga Struga, Pajtim Kasami është 25 vjeç. Ai filloi një karrierë të bujshme dhe ka ndërruar tre liga. Në 2009 ai u përzgjodh nga U-17 e Zvicrës, luante në Premier League dhe Itali, fitoi dyherë titullin e kampionit me Olympiakosin grek. “Ai është i mirë në mbrojtje, të krosojë topin dhe të shënojë gola, si shumë pak lojtarë zviceranë,” shkruan prestigjiozja “NZZ”. “Fiziku i tij i trajnuar është një potencial, këmba e majtë një dhuratë.” Megjithatë klubi i tij i tanishëm Sion, është drejt rënies nga kategoria dhe mossuksesi i saj lidhet edhe me Kasamin. “Në futboll shpesh është e vështirë. Ndonjëherë ke nevojë për ndihmë. Por deri tani kam pasur shumë fatkeqësi,” tha Kasami, përcjell albinfo.ch.

Atëherë natyrshëm të vjen pyetja: Cili është realisht problemi i Pajtim Kasamit?

Verës Kasami do të qëndronte me dëshirë në Olympiakos, ai dëshironte të luante në Champions League, megjithatë trajneri e zëvendësoi me një tjetër. Në fillim Kasami kishte biseda me AC Milan dhe klube tjera, por gjithçka shkoi huq. Në fillim të vjeshtës ai u transferua në FC Sion, koncepti për kaos në futbollin zviceran. Menjëherë ai u ngjit si lider dhe kapiten i skuadrës, por Sion-i ka ndryshuar tre herë trajnerin gjatë kësaj sezone dhe ndodhet pranë eliminimit nga kategoria. Para disa javësh ai u suspendua për disa ditë dhe kjo do mjaftonte për të treguar periudhën e rëndë nëpër të cilën ka kaluar 25 vjeçari. Kritikët e shqiptaro-zviceranit theksojnë se ai shumë herët e lëshoi Zvicrën dhe në vetvete ndjehet i pakuptueshëm.

“Simboli i shqiponjës dykrenore”StrugaLajmStrugaLajm

Gjatë ndeshjes së Champions League 2015 mes Olympiakos dhe Juventus Turin, kur Kasami shënoi gol, bëri simbolin e shqiponjës dykrenore. Kjo zemëroi shumë zviceranë, ndërsa sot thekson, se me gjestin e atëhershëm deshte të solidarizohej me lojtarët shqiptarë që luanin kundër Serbisë në kualifikimet për KE. Kasami i ka dhënë fund gjestit të shqiponjës dykrenore, megjithatë historia i ka vendosur prangat. “Unë jam zviceran i brezit të dytë, por shikohem si i huaj. Ne nuk duhet ta lejojmë veten, se përndryshe do të na e bëjnë me gisht.” 25 vjeçari mendon se mediat nuk i kanë ofruar hapësirën e duhur, siç po ndodh sot me Xhakën dhe Shaqirin. “Kur unë luaja në Premier League, askush në Zvicër nuk interesohej për mua. Tani që luajnë Xhaka dhe Shaqiri atje, të gjithë shohin andej.”

Futbollisti që dëshiron të studiojë ekonominëStrugaLajm

Kasami thotë, se ndonjëherë nuk e di, se kujt ai i takon. Kjo ndjenjë është shtuar pasi ai ishte ftuar nga Otmar Hitzfeld për KB 2014, por u refuzua nga Vladimir Petkovic për KE 2016. Ai e ka të vështirë të emërtojë vendlindje dhe ku do dëshironte të jetonte ndonjë ditë. “Mbase në det”. Më së miri ai do të kalonte kohën me prindërit në Zürcher Weinland, edhepse do të duhej ta largonte imazhin e vet si futbollist nëpër botë. Ai flet gjashtë gjuhë, lexon të përditshme në gjuhën angleze dhe gjermane, dëshiron të kryejë studime në ekonomi. Në rrjetet sociale pozon me libra, poston fjalë të urta. Kasami thotë: “E dua diturinë.” Por mbase ai dëshiron të thotë: famën.

Shpresa vdes e fundit

Kasami tani kërkon të krijojë familje, që e quan gjënë më të shenjtë dhe në këtë pikë e mbështet edhe agjenti i tij, Mino Raiola. Ky i fundit thotë se Kasami kurrë nuk do të tregojë potenncialin e tij në futboll, pa gjetur një të dashur. Raiola është ndër agjentët më të njohur futbollistik dhe ai ka pushtetin dhe kontaktet për ta transferuar Kasamin në ndonjë klub tjetër gjatë verës së ardhshme. Kasami kërkon përsëri të luajë në Premier League ose Itali dhe kërkon të shënojë gola për Zvicrën, më së tepërmi në Rusi 2018. Ka ekspertë që e interpretojnë këtë dëshirë si shenjë mbivlerësimi. Por Kasami thotë: “Nuk e kam harruar ëndrrën. Dhe unë jam mjaft i mirë. ”

Megjithatë vitet kalojnë dhe për Kasamin, karriera është shumë e paqartë. 25 vjeçari që ka parë shumë shtete, kultura, gjuhë dhe klube, në fund thotë: “Një ditë unë do të shpërblehem.”

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...