Panucci – Xhaka, vjen vendimi i madh

Taulant Xhaka është shprehur për “Shekulli” se nuk janë të vërteta lajmet e publikuara ditët e fundit në media rreth marrëdhënieve të tij me trajnerin Panuçi. Ai thekson se çdo gjë është në rregull dhe pret me padurim rikthimin te kuqezinjtë.

Situata te kuqezinjtë ka ndryshuar pasi tashmë trajner nuk është më Gianni De Biasi por Christian Panuçi. Trajneri i ri nuk është njohur akoma me kontingjentin e futbollistëve që ka në dispozicion.

Kjo përbën një shqetësim pasi në dy ndeshjet që zhvillohen në shtator duhen patjetër grumbullimi i 6-të pikëve për të ruajtur vendin e tretë në tabelën e klasifikimit çka është edhe objektivi kryesor i ekipit. Por nuk ishte e thënë që trajneri i ri të mos trashëgonte problemet e lëna pas nga De Biasi. Me të mbërritur në krye të kombëtares, Panuçi theksoi se do të bise donte me Xhakën për të vendosur nëse lojtari do të kthehej apo jo në skuadër. Ai udhëtoi për në Basel për tu takuar me mesfushorin por që rezultoi të ishte një dështim.StrugaLajmStrugaLajm

Takimi mes tyre nuk ndodhi pasi lojtari nuk u aktivizua gjatë ndeshjes së skuadrës së Baselit dhe kjo bëri të mundur që ai të stërvitej pas përfundimit të ndeshjes bashkë me disa shokë të skuadrës. Diçka e tillë rezultoi përcaktuese në dështimin e takimit mes tyre.StrugaLajm

Pas këtij episodi në media u përfol gjatë se kjo nuk ishte tjetër veçse një përçarje mes trajnerit dhe lojtarit. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i mesfushorit në rrjetin social Facebook i cili mohonte një krisje me Panuçin dhe kërkonte rikthimin sa më të shpejtë në kombëtare. Tashmë mund të themi me siguri se lojtari do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e radhës.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...