Papa del kundër mafiozëve

“Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh njëkohësisht Mafioz”. Kjo është thirrja që Papa Françesku bën ne fjalimin e tij ne Palermo. Lexon mjaft ngadalë tekstin e predikimit, me fjalët më të rënda kundër Mafies.Papa Francesku ia dedikon predikimin e tij Mafies dhe Don Pino Puglisit, priftit të vrarë më 15 Shtator të vitit 1993 nga Cosa Nostra, për angazhimin e tij social.

Prift që nuk jetonte për t’u dukur, nuk jetonte me apele anti-mafie, dhe as nuk kënaqej duke mos bërë asgjë, por mbillte të mirën.StrugaLajmStrugaLajm

Papa denoncon moton karakteristike Mafioze e cila është: “Ti nuk e di kush jam unë”. Nga ana tjetër Papa e vë theksin tek motoja e Krishterë, e cila është: “Unë kam nevoje për ty”.StrugaLajm

“Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh mafioz. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën dhe me emrin e Zotit-Dashuri”. Konvertohuni! Me vete nuk do të merrni asgjë”, ishte thirrja e Papa Franceskut.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...