Paradokset që do mbahet mend edhe pas fushatës zgjedhore në Kosovë!..

Lebit Murtishi


1.
Kadriu i zhytur gjer në fyt me korrupsion, i shpalli
,,luftë” korrupsionit, i rrehuar nga një ushtri hajdutësh!
2.
Ramushi udhëhoqi fushatën e tij (sigurisht me këshillat
e Halil Matoshit) në nëndialektin e Gllogjanit!
3.
Proletari Albin Kurti, veshur me kollare dhe me një
kostum të ngushtë që i jepte pamjen e një kalliri të
papjekur, vizitoi shtëpinë e prsidentit historik, Ibrahim
Rugova!
4.
Vjosa Osmani, duke injoruar Himnin Kombëtar nëpër
tubimet e saj, gjeti rrugën për në Prekaz, por nuk i hapi
dot Portat e Mëdha të Kullave të Jasharajve!
5.
Fatmiri i luftës u vëllamërua me Behxhet Pacollin, turistin
e vetëm të linjës :Moskë -Beograd, gjatë kohës së luftës!..StrugaLajm

Prandaj, edhe rezultatet e së dielës, ndoshta do sjellin
ndonjë ,,ndryshim”, por jo cilësor, do ndryshohen
vetëm numrat e dresave në kurrizin e lojtarëve të një
ekipi të dështuar…Megjithatë, kur s’mund ta fitosh një
ndeshje, edhe rezultati i bardhë -zero me zero – të jep
një shpresë gjithsesi…StrugaLajm


Loading...
loading...