Paralajmërime për protesta nga opozita shqiptare në Maqedoni

Opozita shqiptare në Maqedoni po bëhet gati për protesta të mëdha. Paralajmërimet e para kanë ardhur nga përfaqësues të Lëvizjes Besa, parti e cila në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale garoi bashkë me Aleancën Shqiptare, në kuadër të koalicionit Aleanca me Besë, shkruan Gazeta Lajm.

Zyrtari i Lëvizjes Besa, Emad Mehmeti, ka aluduar se protestat mund të jenë përgjigje ndaj parregullsive dhe “vjedhjeve zgjedhore” në zgjedhjet lokale. “Nuk mundet dikush tjetër që me vjedhje e manipulime, aq më pak shteti e pushteti me deformim të zgjedhjeve, e as policia e mafia, të përcaktojnë fatin për komunat tona, prandaj është koha për…”, ka shkruar Mehmeti në facebook, duke mos përmendur fjalën protestë, por duke aluduar qartë me publikimin e fotografive nga protesta e madhe e 9 majit të vitit 2016.StrugaLajm

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk ka ndonjë paralajmërim më direkt për protesta, mirëpo edhe nga kjo parti janë shprehur që në ditën e par se zgjedhjet ishin përplot parregullsi, shkruan Gazeta Lajm. Edhe nga Lëvizja Besa edhe nga Aleanca për Shqiptarët, akuzat për parregullsi i kanë adresuar drejt LSDM-së dhe BDI-së, dy partive më të mëdha qeveritare. Ndërkohë edhe shumë analistë shqiptarë vlerësojnë se protestat mund të jenë përgjigje e vetme ndaj qeverisë, në rast se nuk respektohet vullneti i shqiptarëve që në këto zgjedhje ishte bindshëm në favor të opozitës, por që nuk u efektuua për shkak të mbështetjes që BDI mori nga votues maqedonas.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...