Parashikimi i motit

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe i thatë me erë mesatare juglindore. Në pjesët malore jugore dhe veriore, veçanërisht pasdite do të ketë kushte për dëborë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtatë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri 11 gradë.StrugaLajmStrugaLajm

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe i thatë me erë mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në tri gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 11 gradë.StrugaLajm

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira, pasdite me reshje të përkohshme lokale, ndërsa në viset malore me dëborë, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore. Nga e diela priten reshje kryesisht me dëborë, vetëm në pjesën juglindore të vendit do të jetë me shi dhe dëborë. Deri të martën gjithkund pritet formimi i shtresës së dëborës, ndërsa në viset malore dukshëm do të rritet shtresa e dëborës.

In : Aktuale

Loading...
loading...