Paret e babit hajdut

Nga Edison YPI/
Paret e vjedhura të babit hajdut i shpenzojnë kryesisht kalamajtë e babit hajdut për të bërë qef nëpër lokale, hotele, plazhe, për të blerë rroba të shtrenjta dhe duke bërë kurvlliqe nga më të ndyrat. Paret e babit hajdut, çuni i babit hajdut i përdor kryesisht për tu bërë drogaxhi. Ndërsa çupa e babit hajdut, paret e vjedhura nga babi hajdut i përdor për tu bërë karaputanë.

Për ta ndalur këtë tmerr e këtë turp duhet Hitleri që babin hajdut dhe pjellat e tij ti pjeki të gjallë në hell. Por ligji e ndalon. Prandaj parja e babit hajdut prodhon pa u ndalur përbindësha. Me paret e babit hajdut, kalamajtë e babit hajdut, dërgohen të bëjnë shkolla të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Në ato shkolla kalamajtë e babit hajdut nuk shkojnë pse kanë ndonjë talent apo meritë, por vetëm për tu ngrehur me paret e vjedhura të babit hajdut. Puna që në këto raste këta zagarë e kryejnë më së miri është përhapja e namit të Shqipërisë si vend skllevërish budallenj.
Nëse me paret e babit hajdut çuni dhe çupa ndoshta nuk drogohen, dhe as nuk shkojnë në shkolla të shtrenjta, por hapin biznes, nën shembullin e babit hajdut, nuk paguajnë taksa, nuk sigurojnë të punësuarit, ose futen në politikë. Me paret e babit hajdut çuni ose çupa e babit hajdut blejnë makina dhjetëra mijëra euro. I ngasin me 150 në orë në mes të qytetit. Vrasin policin rroga mujore e të cilit është më e vogël se çmimi i njërës prej gomave të makinës së blerë me paret e babit hajdut. Përfundojnë në burg. Data e hyrjes në burg dihet. Për datën e daljes nga burgu së shpejti me paret e babit hajdut s’bëzan kush. Paren e vjedhur nga babi hajdut kalamajtë e babit hajdut mund ta shpenzojnë pa frikë, se duke qenë publike, pra e të gjithëve dhe e askujt, babi hajdut nuk ndjehet hajdut. Me paret e babit hajdut, bastardët e babit hajdut nuk blejnë vetëm sende, por edhe nam, madje dhe respekt. Meqenëse çuni dhe çupa e babit hajdut s’e kanë problem ti ndërrojnë dashnoret dhe dashnorët nëpër orgjira, falë pareve të vjedhura të babit hajdut, Shqipëria po mbushet e tëra me kopila dhe bastarda.


Loading...
loading...