Partitë po kalkulojnë me emrat për deputetë, filluan nominimet

Partitë politike po vazhdojnë të taktizojnë lidhur me listat e deputetëve dhe bartësit e këtyre listave. Nga BDI kanë filluar nominimet brendapartiake për kandidatët për deputetë dhe se së fundi janë zbardhur emrat e kandidatëve të nominuar nga disa degë, përcjell INA.

StrugaLajmStrugaLajm

Siç dihet, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti do të garojë në njësinë e 6 zgjedhore. Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pritet të fillojë procesi i nominimeve, ndërsa dihet se kreu i ASH-së, Ziadin Sela do të kandidohet në njësinë e 6 zgjedhore, dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi në njësinë e dytë zgjedhore. Nga Lëvizja BESA po ashtu po kalkulohet me listat për deputetë dhe se kjo parti pritet të vendos që të shkojë e vetme në zgjedhje apo në koalicion. Por ajo që dihet se kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të jetë bartës liste për deputetë në njësinë e 6 zgjedhore. Edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi do të jetë bartës i listës partiake në këtë njësi, ku kryesisht maten forcat midis liderëve të partive. Bartësit e listave nuk dihen edhe tek partitë maqedonase. “Në periudhën mes 1 dhe 5 marsit do të bëhen të ditur bartësit, ndërsa një javë pas edhe listat për deputetë”, theksoi kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski. Ndërsa nga LSDM-ja në pushtet thonë se deri më datën 10 mars do të organizojnë kongres partiak, në të cilin do të shpalosen bartësit e listave dhe kandidatët tjerë për deputetë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...