Partitë politike dhe k.anceri i gjirit

Gjyla Çeliku

Sot pashë aktivitete sensibilizimi dhe vetëdijësimi, por në stilin e promovimit të partive politike. Nuk përfitohet nga të sëmurët dhe mos i shihni si vota, ju disa mjekë që i injoroni kur i keni pacientë dhe një Zot e di sa femra sot nuk janë bashkë me ne shkaku i juaj, sepse ju nuk doni të prishni rehatinë tuaj duke ua shtyer terminet e mamografisë ose i orientoni në spitale private sepse me siguri bashkëpunoni. E dhimbshmja është që i shihni si votë nëse jeni në politikë dhe si euro nëse ushtroni profesionin tuaj, por harroni betimin tuaj dhe humanizmin.

Ju që sot na shisni përralla me fletushka senzibilizimi dhe fotografi facebooku, keni pasur kohë një muaj të bëni aktivitete, e jo sot që do ketë zgjedhje të parakohshme. Ju që sot na shisni mend me deklarata që ju dridhet zëri, ju as një minut kohë nuk ndani nga jeta juaj që falas të mbani ligjerata në grupet e femrave, në tribuna, në konferenca, sepse ju identifikoheni me interes-vota-euro. Juve që sot i kujtoni femrat e prekura nga kanceri i gjirit unë mund t’ju dëshmoj që një muaj merrem me këtë aktivitet në grupin e Femrave Shqiptare Kudo Që Janë(FSHKQJ), duke senzibilizuar femrat tona edhe me femra të prekura nga kanceri i gjirit, nga mjekë humanistë, nga psikologe nga nutricionistë, në ligjerata të drejtperdrejta dhe përgjigje e pyetje të drejtperdrejta.StrugaLajm

Ju që sot jeni në pushtet i keni lënë spitalet si kasaphane dhe banjo të shpifura, sepse edhe juve ju konvenon të qenët parazit dhe pjesë e pushtetit. Lind pyetja si do sensibilizoni ju kur ju jeni fajtorët?StrugaLajm

Për t’ju dhënë një shembull sensibilizimi unë do të postoj një video të realizuar në Komunën e Gostivarit, në bashkëpunim me organizatën time “International Women’s Club”, “One Hospital”me dy mjeke, dy psikologe, nutricioniste dhe një zonjë të prekur nga kanceri i gjirit e cila flet për përvojën e saj dhe motivon!
Dëgjoni, mësoni, apeloni dhe ndryshoni!


Loading...
loading...