Pas Ismail Qemalit u paraqit edhe Skënder Beu…

Lebit Murtishi

Mbrëmë në telefon, pas një seance të jashtzakonshme që kishte mbajtur Ismail Qemali në Vlorë, shumë i emocionuar m’u paraqit Skënder Beu, ç’është e drejta, telefoni nuk më punonte, por më kishte shkruar një mesazh dhe pyeste hollë e gjatë për kryeheroin që do të ringjallë në Bit Pazar, ditën e pazarit, pavarësinë e Republikës që vetëm Blerim Reka ja dinë hallet.

U mendova një çast gjersa m’u kujtua fjalimi i Ziadin Selës dhe menjëherë u përgjigja: Shoku Skënderbe, deshti Zoti dhe në këtë shekullin e ri na dha Zoti me shumicë Ismail Qemalë, Bajram Currë, Isa Boletin bile edhe Skënderbega. Por që ta dish hollë e hollë, ky Skënderbegu i Çairit, alias Blerim Reka, nuk ka nevojë për ndihmën tënde sepse, në mungesë të kalit që do t’ia dërgonje ti, ai ka marrë dhjetra kuaj me dy këmbë nga importi i jashtëm.StrugaLajm

Prandaj gajle mos mbaj, sepse atë që nuk e bëmë para dy vitesh me Bajram Currin dhe Isa Boletinin, kur u takuam në zyrat e Zaevit, do ta bëjmë tash me Ismail Qemalin. Por mos të vij çudi se mezallah- po ja vodhën votat Blerim Rekës, të jesh i sigurtë, se tek Kalaja e Shkupit (po t’na lënë Amerikanët) do ta formojmë Kuvendin e ri të Lezhës. Prandaj mos u lodh, merru me hallet e asaj dynjaje se këtej elhamdulilah ka kush na i zgjedh problemet.StrugaLajm

Në mesazhin e dytë Skendrbeu humbi durimin dhe tha shkurt: Në të sëmës u pafsha me gjithë ata kuaj me dy këmbë që ua kanë sjellur nga jashtë. Përgjigja ime shkurt: Kohë të reja, adete të reja shoku Skënderbe…

Ps.
Na fal shoku Skënderbe që në figurën tënde në Çair e kemi bërë me kallëpin e Ali Ahmetit, prandaj me fitoren e Blerim Rekës do përdorim një kallëp tjetër, hiç mos u mërzit.

L.M


Loading...
loading...