Pas skandalit seksual me vartësen, zv.kryeministri jep dorëheqjen

Këtë të premte zëvendëskryeministri i Australisë, Barnaby Joyce, ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen nga posti i tij pas një sërë skandalesh, përfshirë një lidhje jashtëmartesore.

“Unë kam kuptuar që në shumë drejtime, nuk jam perfekt”, tha Joyce në një konferencë për shtyp në qytetin Armidale. “Unë s’jam përpjekur kurrë të ndryshoj nga ky që jam”.

Joyce, kishte pranuar më parë lidhjen me një anëtare të stafit e cila është aktualisht shtatzënë. Mediat australiane hezitonin të raportonin mbi marrëdhënien e tij me Vikki Campion, derisa u zbulua që çifti jetonte pa qira në një apartament të dhuruar nga një përkrahës i Joyce.StrugaLajm

Ky i funsit është një populist nga zonat rurale të Australisë dhe një anëtar i rëndësishëm i koalicionit qeverisës të parlamentit.

Ndërsa, më vonë, dy gra u shfaqën me akuzat ndaj Joyce se ai i kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte pasur një sjellje jo korrekte. Joyce, nëpërmjet një zëdhënësi i mohoi këto akuza.StrugaLajm

Ai tha se do të tërhiqej të hënën si kreu i Partisë Kombëtare dhe si zëvendëskryeministër, por do të vazhdojë të shërbejë në Parlament si një anëtar që përfaqëson zonën e tij elektoralë të NeëEngland.

Sipas The New York Times skandali bëri që kryeministri Malcolm Turnbull të paraqesë një kod të ri etike që ndalon ministrat të kenë marrëdhënie seksuale me vartësit e tyre.

In : Rajoni

Loading...
loading...