Pas të 50-ave: Problemet shëndetësore që shfaqen papritur

Pas të 50-ave dhimbjet dhe rënkimet bëhen më të shpeshta. Por, ndryshe kur keni qenë të rinj dhe nuk jeni shqetësuar shumë për këto dhimbje, në moshë të mesme ato mund të paralajmërojnë për një problem serioz. Kjo sepse, duke filluar nga kjo moshë, shumë probleme shëndetësore fillojnë të shfaqen krejt papritur.

Ja cilat janë disa nga problemet shëndetësore që nuk duhet t’i injoroni.

Marramendje (Vertigo)

Nëse keni shpesh marrje mendje, mund të jeni duke vuajtur nga vertigo. Vertigo ndodh kur kristale të vogla në veshin e brendshëm, që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll balancën, fillojnë të lëvizin. Rreziku për zhvillimin e vertigos rritet me kalimin e moshës, duke qenë se kristalet nuk qëndrojnë në vend siç duhet. Kristalet mund të lirohen për shkak të traumave në kokë, infeksioneve, sëmundjeve të tilla si sëmundja Meniere ose plakjes. Vertigo është më e hasur tek femrat dhe mund të jetë e trashëgueshme.

Sulm në zemër

Një 5-vjeçar ka 1 në 2 gjasa që të preket nga sëmundjet e zemrës në një periudhë të caktuar. Shenjat më të zakonshme janë dhimbje të kraharorit, probleme me frymëmarrjen, dhimbje në shpinë, shpatulla ose qafë. Mund të keni gjithashtu djersitje dhe marrje mendsh. Rreziku është më i ulët nëse keni një peshë normale, nuk pini duhan dhe kryeni aktivitet fizik të rregullt.StrugaLajmStrugaLajm

Goditje në tru

Ndodh kur truri nuk furnizohet siç duhet me gjak dhe disa qeliza të tij fillojnë e vdesin. Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse ndieni dhimbje dhe paralizë në fytyrë, krahë ose këmbë, si dhe keni probleme në të folur. Mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje duke mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut, duke konsumuar një dietë të ulët në kolesterol, menaxhuar stresin, kryer aktivitetet fizik dhe duke hequr dorë nga duhani.StrugaLajm

Probleme me shikimin

Me moshën, mund të keni vështirësi të përqendroheni në objektet që keni pranë. Mund të bëheni më të ndjeshëm ndaj vështrimit dhe të keni vështirësi përshtatjeje në nivele të ndryshme të dritës. Moshimi gjithashtu mund të ndikojë lenten e syrit duke shkaktuar pamje jo të qartë (katarakt).

Bëni kontrolle të rregullta: Ndiqni këshillat e mjekut për syzet, lentet e kontaktit, pajisjet e dëgjimit etj. Si dhe mos harroni syzet e diellit.

Osteoporoza

Kockat fillojnë të bëhen më të brishta me kalimin e moshës, dhe rritet rreziku për fraktura. Humbja kockore njihet ndryshe si osteoporoza, që është sidomos më e përhapur tek gratë e moshuara. Kalciumi dhe vitamina D mund ta ngadalësojnë ose parandalojnë përkeqësimin e kësaj sëmundjeje.

Burimi: WebMD


Loading...
loading...