Pasagjerët kërcejnë nga aeroplani në Diseldorf të Gjermanisë, ja shkaku(VIDEO)

Një incident i ri ka ndodhur me kompaninë e udhëtimeve ajrore Pegasus, pas atij në Stamboll, dhjetë ditë më parë, kur avioni i kësaj kompanie doli jashtë pistës dhe si pasojë të gjithë pasagjerët u lënduan, ndërsa njëri humbi edhe jetën, përcjell in7.

Aeroplani, i cili pastaj u evakuua, doli nga pistë në aeroportin e Diseldorfit në Gjernani, pasi rrota u kaplua nga zjarr teksa ai po ateronte. Pasagjerët u detyruan të përdorin rrëshqitje emergjente.

Avioni i Pegasus Airline, kishte fluturuar nga Stambolli në qytet dhe mbante 163 pasagjerë, thuhet në raport.

Në një deklaratë Pegasus thuhet se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i kabinës kishin zbritur nga aeroplani me siguri dhe hetimet tani janë duke u zhvilluar për atë që ndodhi.

Loading...
loading...











Loading…


loading…