Pasaniku ia lë milionat këtij shqiptari, gruas së tij asgjë

Pasaniku britanik, Z.Hodge i cili gëzonte pasuri të madhe pas vdekjes së tij s’i la asnjë qindarkë të vetme ish gruas duke u lënë kështu pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesën për të, gjatë fundit të viteve të jetës, përcjell gazetametro.net.

E njëri prej tyre siç shkruan Daily Mail, është shqiptar.

Në letrën që ai la thuhej se ai nuk donte që ish gruaja dhe fëmijët e tij të trshëgonin pasurinë, kjo pasi ata qëndronin financiarisht mirë dhe nuk kishin nevojë për paratë e tij.

Por gjykatësi, me anë të një ligji të veçantë ri-shkroi vullnetin e biznesmenit të pasur që vdiq pa i lënë asgjë gruas, duke i dhënë zonjës Thompson një vilë në pasuri me vlerë 225,000 funta.StrugaLajmStrugaLajm

Ajo gjithashtu do të marrë rreth 190,000 funta në para të gatshme për të paguar rinovimin e vilës.

Hodge, i cili vuante nga kanceri i prostatës, bëri më shumë se 10 testamentet para vdekjes së tij, të cilat i dërgoi ato në Gjykatën e Lartë në Cardiff.StrugaLajm

Në spital pak para se të vdiste, ai i tha zonjës Thompson ‘të mos shqetësohej pasi ajo do ia dilte mbanë”, tha gjyqtari.

Por, ‘amanetin’ e fundit ai e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016, zoti Hodge u la gjithçka që i duhej banorëve, Karla Evans dhe Agon Berisha.

Çifti me mirësi u bënë milionerë të menjëhershëm në vdekjen e zotit Hodge./gazetametro.net


Loading...
loading...