Pasho Demku një atdhetar nga Dobovjani i Strugës

Shkruar nga Mr. Sci. Musa Musai

Në Dobovjan të Strugës jeton familja Demku, përkrah familjeve të tjera që e përbëjnë këtë fshat. Me shumë respekt kujtojë këtë familje, për gjithë historinë e shumë vuajtur të sajë. Është familja e Pasho Demkut, njeriu i cili jetën e tijë, e mbuloi me lavdi të gjithëanshme kombëtare.

Pashoja herët ka qen në mbykqyrje të xhandermarisë serbe, bullgare dhe mandej sllavo-maqedonase. Bashkëkohanikët e tijë thonin se ai ishte njeri me intelekt të rrallë dhe mendja e tij ishte fertile- shumë krijuese. Gjithëmonë ka gjeneruar vlera në fushën e ekonomisë, bujqësisë por veçanërisht në ndërtimtari. Sikutr Pashoja të kishte fatin të shkollohej, në moshën e vetë, moshatarët thonin se do të kishim fatin, të kemi një arhitekti të nivelit të lartër, si arhitek Sinanit. Por vuajtjet, gjendjet e rënda ekonomike dhe sociale, gjithëmonë na kanë sunduar por kurrë nuk na kanë nënshtruar.

Tek ai ishte ngulfatur ndjenja patriotike dhe dëshira përbashkim kombëtar, shumë herët. E ka dashur kombin ashtu si mishi gjakun. Ishte shumë njeri i mprehtë, kur pleqt e kujtonin atë figurë, gjithëmonë flisnin me një maturi dhe respekt të veçantë. Shpesh herë Osman Polisi, Lutfi Shehu, Dilaver Polisi, Tefik Rizvani, etj, thojshin se ai ishte xhevahirë. Xhevahirët edhe kur janë në tokë, ata shkëlqejnë. I till ishte Pasho Demku, ai shkëqente në gjithë fushveprimtarinë e tij. E çmonin shumë qëndrushmërinë, veprimtarinë e Pasho Demkut, se ka i pathyeshëm në qëndrimet e tija burrërore. Pasho Demku gjithmonë kujtohet si arkitekt popullor, veçanërishtë për vijën që xorri para njëqind vitesh në Veleshtë, prej shtratit të përroit të Vevçanit. Ishte iluzion për atë kohë që ajo vi për uitje të jetë funkciolae. Kuptohet se ai teren gjeografik, ka karakteristika të vështira, me vija zikzake shumë të kombinuara, për poziten e vështirë që ka. Vërtet për atë vepër duhej gjenialitet, mjete shumë precize si dhe intelegjencë e shkolluar për tia arrijtur qëllimit.

Ajo vi u bë funkcionale prej meritave dhe gjenialitetit që posedonte vetëm Pasho Demku. Përmes atij kanali për uitje, u mundësua uitja e të gjitha kulturave bujqësore dhe gjitgjithë fushës së Dobovjanit dhe Veleshtës. Ajo fushë përkap qindra hektarë tokë buke. Deri atëherë ajo fushë ishte e thatë pa ujë dhe jepte bereqet, aq sa kishte mëshirë dhe dëshirë Zoti. Nëse ndodhte që në pranverë dhe gjatë vegjetacionit do të binte ndonjëherë shi, do të kishte fat fukaraja e shkretë të mbushte hambarët me grurë, misër, fasule, etj. Pasho Demku duke vën në fukcion gjithë gjenialitetin e tijë në atë kohë aq të largët, popullatës shqiptare i mundësoi ujë për uitje për gjithë atë fushe. Ai kanal është nëfunkcion edhe në ditët e sotme, prandaj llogaritet si kryevepër kapitale intelektuale. Kjo vepër kapitale, ndër shekuj do të kujtohet, prej gjithë atyre gjeneratave që vijnë pas. Realizimi i atij qëllimi ishte dëshira më e madhe e Pasho Demkut, që popullatën e dy fshatrave të Dobovjanit dhe Veleshtës, ta, gëzoi për gjithë monë. Kuptohet se ai kanal për kushtet a atëhershme, ka kërkuar shumë punë për rrëmime, ndërtime të murit me gurë. Për kushtet e sotme ende kjo punë ka vlerë të pa përsëritshme. Uji i këtij kanali e lidhi popullatën me shumë dashuri të përhershme ndaj Tokës, të cilën e kemi trashëguar amanet prej të parëve tanë. Prandaj për ne brezi vazhdues, Pasho Demkun gjithëmonë do të nderohet dhe do të krenohemi dhe mburremi, si dhe do ta çmojmë si Arkitekt i popullit. Në atë kohë njerëzit nuk dinin për vlerat shkencore të cilat mundeshin të aplikohen në fushën e ndërtimtarisë. Pasho gjithëmonë me pregaditjen e tij gjeniale u dilte zot. Ai ka ndërtuar ura, kulla shqiptare, të cilat janë vepra kapitale të asajë kohe, në shumë vende, në fushën e ndërtimtarisë. Ishte dhe do të mbetet përgjithëmon njeriu i kujtimeve të ndritshme në fushën kombëtare dhe ndërtimtarisë. Ai gjithëmonë është ndeshur me të gjithë ata që kanë pasur bindjen ndryshe, ndaj çështjes kombëtare. Prandaj sllavo-kopilët, barbarisht e torturuan, por nuk e thyen prej bindjes së tij për çështje kombëtare. Torturave ashtu u qëndrojnë dragujt, kreshnikët,Pashoja nuk u ligështua dhe nuk u dobësua para syrit të sllavit.

Mjerish ai duhet të nderohet në mënyrë institucionale, por për fat të keq historianëve tanë, u kanë ngrirë duar,lapsat dhe trurin nuk e kanë pasur në funkcion. Pasho Demku ka qenë shumë i lidhur për Tiranës, zemrës së shqiptarisë, me Fushëkrujën dhe për burrave të atyre anëve që janë çmuar për vlera të trimërisë kombëtare. Kamë kujtime dhe përshtypje, shumë të mira me vlera të larta prej bashkëkohanikëve të tijë. Shpesh e kujtonin si njeri i parë i akcioneve dhe njeri që nuk ka dijtur të lodhet prej punëve. Shkollimin e ka dashur shumë, por ka qenë ngushtë i goditur prej kushteve të rënda sociale dhe ekonomike, si e gjithë popullata asaj kohe. Mandej vdekja e hershme nuk i dha mundësi që dëshirën ta plotësojë, duke dashur ti shkolloj djemt e tij, posaçërish Abipin dhe Feritin, të cilët për nga gjenialiteti, aspak nuk janë dalluar prej babës së tyre. Familja Demku përjetoi golgotën sllave dhe shpesh luhate,j se ku do të vazhdonte të jetojë. Por shqipja nuk e liroi folen e vet, e deshti prandaj edhe me pasoja deri me vdekje i qëndroi. Prandaj unë shkruaj dhe e kujtoj të parin e kësajë familje për vlerat e atdhedashurisë, dëshirën kombëtare, gjenialitetin e njeriut të rrallë, etj.

Pashoja përjetoi tmerrin e dhunës dhe mundimeve të kasaphanës që bëri OZNA më 1945, te shtëpija Feim Shehut, në Dobovjan. Burrat e këtijëfshati u torturuan barbarisht deri në vdekje. Oh ishin vite të vështira të popullit tanë. Gjatë atyre torturimeve shumë keq e përjetoi Pasho Demku, njeriu i dijes, kulturës, vizionit, intelegjencës. Pasho Demku u tortuarua shumë prej gjithë tjerëve, prej OZNËS dhe argatëve të OZNËS. Pashon e torturuan se dallohej prej gjithë të tjerëve, poashtu pse ai ndihej më shumë shqiptar. Pasho mendonte shqip. Fliste shqip dhe në të gjitha situatat ndihej shqiptar. Tek ai ishte ngulfatur ndjenja patriotike, për flamur, për komb dhe dëshira për bashkim kombëtar. E donte kombin ashtusi mishi gjakun. Ishte shumë njeri i mprehtë, kur pleqt e kujtonin atë figurë, gjithëmonë flisnin me një maturi dhe respekt të veçantë, memzi mbushnin gjoksin me frymë. Ata thonin se ai nuk u thye dhe nuk u luhat, gjatë torturave, pradaj lëngoi shumë javë në shtrat, deri sa vdiq prej plagëve të mara.

Unë kam një propozi timin: që në qendër të fshatit Dobovjan, të vendoset pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që u torturuan në atë masakër. Për të gjithë ne është nder dhe vler edhe vepër kapitale që mos ta harrojmë dashurinë kombëtare. Prandaj propozoj që shpejt ky propozim të përkapët dhe në shenjë respekti të nderohen. Vetëm ashtu do ta kemi ndërgjegjën më të lehtë.


Loading...
loading...