Pasuesit e Ramiz Merkos dhe Arben Taravarit në qeveri caktohen nesër!

Nesër është dita finale për plotësimin e kabinetit qeveritar, respektivisht përzgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, ministrit pa resor dhe zv.ministrit të Arsimit. Alsat mëson se edhe më tej mbetet e hapur mundësia e ri formatimit më të gjerë dhe ndryshime të resorëve mes partive të koalicionit.

Çështja ka mbetur pezull prej disa javësh, që kur anëtarët e Qeverisë u zgjodhën në krye të institucioneve të pushtetit lokal.StrugaLajmStrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët këmbëngul që edhe më tej të drejtojë dikasterin e Shëndetësisë duke propozuar emrin e Vullnet Feratit por vetë kryeministri Zaev kishte deklaruar se do të shqyrtohen edhe propozime dhe emra të tjerë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...