Pazari i mëngjesit


Shkruan Medai Shaholli

Pazari i mëngjesit për presidentin e radhës në ”dërzhavën” NMK, është kaparosur qëkurse subjektet politike shqiptare të koalicionit të shantazhuara nga SDSM-ja, pranuan kandidatin e tyre të imponuar Stevo Pendarovski.

Në turin e dytë partiçkat tona politike të kampit qeveritar në krye me DUI-n ”shfalerkën” e Zajkos, tashmë janë të ngazëllyer nga e gjithë ajo zallahi që i kish kapluar në turin e parë me kandidatin shqiptar, tani të vetmin shqetësim ata e kanë sesi t’i mbledhin ato 80 mijë vota të z.Reka për t’i dërguar në shportën e Stevos.StrugaLajm

Ky është morali i partiçkave tona politike të cilat për pak pushtet dhe para shkelën mbi gjakun e të rënëve për liri në konfliktin e 2001, por sot këta xhmbazë të çështjes shqiptare i bëjnë thirrje shqiptarëve të votojnë për Stevo Pendarovskin, zyrtarin e lartë të policisë që inkurajonte branitellët e tij, si të mposhtin luftëtarët e UÇK-së, gjatë bomardimeve të fshatrave shqiptre duke mos i kursyer aspak popullatën civile.StrugaLajm

Këta janë subjektet tona politike të shitura dhe puthadorë të paparë që i kanë bërë pazaret e mëngjesit me kryeministrin Zajko, ku i kanë dhënë besën atij gjarprit të zi se, në turin e dytë do t’i rikuperojnë votat e z.Reka në llogari të xhelatit Stevo.

Shqiparët e kësaj treve të Ilirisë së lashtë (NMK) nuk kanë asnjë leverdi për të dal e për të votuar në turin e dytë një kandidat antishqiptar si Stevua.
Bojkoti më 5 maj është përgjigja më e mirë ndaj kryeministrit Zajko dhe të shiturve tanë për atë ditë.
Bojkotimi zgjedhjeve presidenciale në turin e dytë do të të ishte një përgjigje domethënëse dhe kuptimplotë, sepse shqiptarët nuk
pranojnë një xhelat për president të vendit.

Prandaj, nëse Stevo zgjidhet president me votat e partiçkave të shitura shqiptare, ai nuk do të jet president i gjithë shqiptarëve por vetëm i renegatëve shqiptarë.


Loading...
loading...