Për autostradën drejt Ohrit,kinezët kërkojnë edhe 145 milionë euro

Kompania e kineze”Sinohidro” ka kërkuar edhe plus 145 milionë euro për zhvillimin e autostradës Kërçovë-Ohër . Ndërtimi i këtij aksi tashmë është ndërprer me arsyetimin se është bërë gabim në trase.
Sipas z/ Kryeministrit për Ekonomi, Koço Angjushev, kompania kineze ka parashtruar kërkesa të papranueshme për kompanitë maqedonase dhe qeveria tashmë ka dy opsione, ose ta ndërpres kontratën me ta, ose të akordoj fonde të reja.Angjushev, pranoi se ka një problem seriozë para nënshkrimit të aneksit.Autostrada Kërcovë-Ohër në gjatësi prej 57 kilometra ka filluar të ndërtohet më 2014 dhe duheshte të finalizohet në janar të 2018.Cmimi i kësaj autostrade ishte 373 milionë euro, por pas parregullësive të shumta dhe mos zgjidhjes së problemeve pronësore-juridike, pritet të nëshkruhet një aneks i ri i marrëveshjes.Me mjetet shtesë që kërkohen nga kompania kineze cmimi i autostradës do të kalojë 518 milionë euro.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...