Për hajdutin e pulave që donte të bëhej deputet

Ish deputeti i PS, Namik Dokle, sjell këtë nëntor librin e tij më të ri, “Lulet e skajbotës”. Në këtë libër, Dokle sjell episode, për të përshkruar Shqipërinë e tranzicionit të zgjatur dhe realitetin dramatik.

“Jam përpjekur të përshkruaj një realitet dramatik të sotëm që është një realitet dramatik në të gjithë vendin. Ka edhe personazh në libër që, siç e kam thënë, nga hajdut pulash bëhet biznesmen i madh dhe nga biznesmen i madh synon të bëhet deputet, edhe pse ka diplomën e universitetit dhe përgatitet për kandidat shkencash ndërkohë që nuk ka dëftesën e tetëvjeçares”, tregon Dokle për Report Tv.StrugaLajm

Sipas tij, disa ngjarje mund të shmangeshin nga drejtuesit, për të mos i sjellë vuajtje popullit shqiptar.StrugaLajm

“Më shumë i drejtohem këtyre njerëzve dhe nëpërmjet tyre dhe institucioneve, që bëjnë politika që të mos braktiset vendi. Le të lëvizim lirshëm por të mos braktisim atë çfarë na ka lënë natyra dhe perëndia! Sot, sipas mendimit tim, nuk ka bashkëvujatës dhe bashkëfajtorë, por ka fajtorë dhe vuajtjes dhe vuajtësit janë nga njëra anë dhe fajtorët nga ana tjetër”, tha Dokle.


Loading...
loading...