Për hedhjen e kryqit në Strugë do vi edhe Zoran Zaev

Festa krishtere ortodokse, “Uji i bekuar”- “Hedhja e kryqit” do shënohet nesër edhe në Strugë me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve jo vetëm nga Struga por edhe jashtë sajë. Përderisa në qytetet tjera, si p.sh në Ohër, kryqi hidhet në ujërat e Liqenit të Ohrit, në Strugë kjo ngjarje zhvillohet në qendër të qytetit, tek ura kryesore. Për këtë ngjarje, që daton nga periudha e apostujve dhe ngjarjeve në Jeruzalem, në Struga janë paraqitur një numër i madh i kërcimtarëve në ujë për të pretenduar ta kapin kryqin që gjatë vitit do tu sjellë fat, shëndet të mirë dhe mbarësi në familje. Sivjet në hedhjen e kryqit në Strugë do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev si dhe kreu më I lartë i Kishës së Maqedonisë.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...