Për kryeministrat shqiptarë: Një histori që të lë pa gojë…

Shqipëria numëron 33 kryeministra. Prej tyre 7 janë vrarë, 10 janë dënuar me vdekje dhe 3 janë burgosur. Po të heqësh 27 vitet e Mehmet Shehut dhe 9 vitet e Adil Çarçanit, Shqipëria rezulton shteti më i pastabilizuar në Evropë. Por, nga se dallohen kryeministrat e shtetit shqiptar? Është një histori që të lë pa gojë. Së pari janë 7 kryeministra të vrarë në atentate. Një histori kaq e trishtë që nis që me kryeministrin e parë Ismail Qemal Vlorën, të cilin e helmuan në hotelin “Brufoni” në Perugja të Italisë. Dhe që vijon më parë me vrasjen në atentat të Esad pashë Toptanit, të Hasan Prishtinës, Idhomeno Kosturit. Apo të Maliq Bushatit të pushkatuar si armik i popullit apo i Kostaq Kotës që vdiq në burgun e Burrelit nga torturat.

Por edhe më e rëndë është vrasja në detyrë apo vetëvrasja sipas versionit zyrtar të Mehmet Shehut. Shifrat vijojnë më tej edhe më të rënda: 10 kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë dënuar me vdekje, pra një e treta e tyre. Mes 33 kryeministrave, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Biçakçiu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.

Numrin më të madh e kanë kryeministrat që kanë qeverisur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që regjimi komunist i shpalli kriminelë lufte dhe i dënoi me vdekje në mungesë duke pretenduar që fuqitë e mëdha do ti dorëzonin. Mes 10 të dënuarve me dënim kapital janë ekzekutuar dy prej tyre: Maliq Bushati u pushkatua dhe Kostaq Kota vdiq në burg. Ndërkohë Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.StrugaLajm

Janë 3 kryeministra pas vitit 1990 që janë dënuar dhe kanë bërë burg. Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”. Kryeministri më jetëgjatë në detyrë është Mehmet Shehu. Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë. Një rekord që pak gjasa ka që të thyhet. Pas Shehut kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet.StrugaLajm

Sali Berisha është i katërti kryeministër më jetëgjatë në detyrë mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar. Por Berisha është rekordmeni më jetëgjatë në detyrë pas vitit 1990. Me 8 vite ai lë pas Aleksandër Meksin me 5 vjet, Fatos Nanon me 4.5 vjet dhe Ilir Metën me 2 vjet. Kryeministri me jetëshkrurtër në detyrë është Qazim Koculi. Ai qëndroi kryeministër një ditë, ose më saktë 12 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër, Idhomeno Kosturi me 12 ditë. Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të vogël. Ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën në 2 dhjetor të vitit 1922.

Turhan Pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920, duke mbajtur edhe rekordin e kryeministrit shqiptar në moshën më të madhe në detyrë. Pas tij është Pandeli Evangjeli i cili ishte 76 vjeç kur la detyrën e kryeministrit ne vitin 1935. Edi Rama është kryeministri më i gjatë në historinë e kryeministrave të shtetit shqiptar. (Faktoman.com)

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...