Për ndërtim të paligjshëm te “Vreshtat e Liqenit”në Strugë paditet 36 vjeçari nga Shkupi

Stefan Dimoski zëdhënës i SPB-së në Ohër struktur e cila mbulon edhe policinë e Strugës informon për një padi për ndërtim të paligjshën të paraqitur në territorin e komunës së Strugës. Zyra e Jashtme e krimit ngriti padi penale kundër një personi 36-vjeçar nga Shkupi, menaxheri i personit juridik nga Struga si dhe kundër një personi juridik nga Struga për shkak se ekziston dyshimi se kanë kryer veprën “ndërtimit të paligjshëm.” Gjatë vitit 2017 në Strugë, në vendbanimin “Vreshtat e Liqenit”, i pari i regjistruar si menaxher i entitetit ligjor dhe investitor filloi ndërtimin e një objekt banimi pa leje ndërtimi. Gjatë inspektimit, nga Inspektorati Komunal i Strugës, u konstatua se ndërtesa ishte pa aprovim, pas së cilës u mor vendimi për prishjen e objektit.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...