Për një gjel, zviceranët përfundojnë në gjykatë (Foto)


Pasi nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje dhe kanë shumë ankesa, një çift në Säriswil të Zvicrës, të cilët kanë në pronësi një gjel, ka bërë një shpallje të pazakonshme.

Ata e kanë vënë një shpallje, duke thënë se e japin gjelin falas, pasi ua prish gjumin dhe ka një zë shumë të lartë.

StrugaLajm

Zëri i tij është cilësuar si shumë i lartë dhe po i pengon edhe fqinjët, që nuk dëshirojnë të zgjohen në pesë të mëngjesit me zërin e tij.StrugaLajm

Madje, fqinjët, rastin e kanë paraqitur edhe në gjykatë, duke thënë se u pengon.

Dy gjela të tjerë ishin vrarë, kurse ky kishte mbetur për t’u përkujdesur për pulat, përcjell tutje albinfo.ch.

Shpallja që dhjetë ditë ndodhet në fshatin zviceran, megjithatë, askush deri më tani nuk është lajmëruar, edhe pse pronarët janë të bindur se dikush do të vjen.


Loading...
loading...