Për një shuplakë u vranë tre persona, kjo ndodhë vetëm në Shqipëri 

Mësoni detaje se si ndodhim ngjarja tragjike në Mat, ku mbeten të vrarë 10 persona.

54-vjeçari Kujtim Koxha, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e shtetasit Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit:

Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :

Erzen Aliaj , 49 vjeç, banues në Burrel (shofer kamionçine)

Hamit Buci, 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat (banor fshati).

Nga plumbat është plagosur rëndë shtetasi A.H, 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.StrugaLajmStrugaLajm

Lexo po ashtu:

Por çfarë ndodhi?StrugaLajm

Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth orës 12: 30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati , ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit .

Në këto moment shtetasi Kujtim Koxha ju ka thenë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht shtetasit Erzen Aliaj se përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtepisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë .

Në këtë kohë është çuar nga tavolina shtetasi Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me shtetasin Kujtim Koxha, dhe e ka goditur me shuplakë ne fytyrë .

Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi shtetasi Kujtim Koxha ishte në gjendje te dehur .

Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë.

Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet. Si rezultat i ndjekjeve të pandërprera, brenda 1 ore, efektivët kanë kapur dhe arrestuar autorin 54-vjeçarin Kujtim Koxha.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...