Për të gjithë matrapazët në skenën politike dhe publike në Maqedoni

Abdulla Mehmeti

PSE MANIPULUESIT NË SKENËN POLITIKE ENDE MENDOJNË SE POPULLI DUHET T’U BESOJË?!

Vetëm ndër shqiptarët në Maqedoni, dhe jo vetëm, çështjet personale, përçarjet mbi baza partiake, sharjet dhe ofendimet, lufta për pushtet, biznes dhe interesa individuale e grupore, tentohet të shitet si kauzë kombëtare! StrugaLajm

Kur dhelprës i digjet bishti, nuk digjet krejt mali, pse e bëni hatanë nëpër media?! Mos mendoni se ju beson dikush, edhe kur ju kritikojnë, edhe kur heshtin, edhe kur ju injorojnë, thjesht sikur nuk ekzistoni! StrugaLajm

Kauza kombëtare është e madhe dhe e rëndë, me përmasa historike, nuk mund të jetë personale, as partiake, nuk mund ta bart secili matrapaz i zgjuar në krahun e majtë dhe i shitur te shërbimet e huaja sekrete!

(2 korrik 2019)


Loading...
loading...