Për Vevçanin VMRO shkon me Cvetomir Ugrinoskin

VMRO-DPMNE i ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetarë për nëntë komuna.

Në Prilep është propozuar, Marjan Risteski, kryetari aktual i komunës, për Bërvenicën, Stojan Todoroski aktivist shumëvjeçar dhe kryetar i Komitetit komunal të VMRO-DPMNE, për komunën e Demir Kapisë, Trajçe Dimitriev, ndryshe kryetar aktual, për komunën e Novacit, Llazar Kotevski, gjithashtu kryetar aktual.

Për komunën e Gjorçe Petrovit, Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, e ka propozuar Vllado Misajllovskin, ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, për Komunën e Gostivarit, Dafina Stojanoskën, për komunën e Tetovës, Goran Manojlloskin, për komunën e Radovishit, Sashko Nikollov, për komunën e Vevçanit, Cvetomir Ugrinoskin, gjithashtu kryetar aktual i komunës së Vevçanit.

In : Aktuale

Loading...
loading...