PËRKUJTIM PËR ATA QË RANË NË LADORISHT

Medai SHAHOLLI
Sot është 28 tetor, në këtë datë të kalendarit historik përkujtojmë 73 vjetorin e Masakrës së Ladorishtit vepër e barbarisë naziste.Më 28 tetor të 1944, hordhitë e tërbuara naziste në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e tyre sllavë të rrethit, dogjën dhe masaktuan fshatin Ladorisht duke vrarë afro 90 vetë prej tyre brenda një dite.
Për Masakrën e Ladorishtit kam shkruar që nga viti 1994 me rastin e 50 vjetorit, në gazetën Zëri i Kosovës që botohej në Zvicër,mandej te gazeta Flaka më 2004 në 60 vjetorine saj,më 2009 te Albaniapress me rastin e 65 vjetorit ,dhe më 2016 te Strugalajm me rastin e 72 vjetorit të Masakrës së Ladorishtit,
gjithmonë në shenjë përkujtimi.
LAVDI VIKTIMAVE TË TERRORIT NAZIST!

In : Aktuale

Loading...
loading...