Përmes pyetjeve më shumë retorikë-Bekim Qoku

Bekim Qoku

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë pyetur për nismën e Vuçiqit, Zaevit dhe Ramës për një Mini-Schengen ballkanik.
Mbi çfarë studimi apo analize e bazon Rama se një nismë e këtillë do të favorizonte shqiptarët e MKV, politikisht dhe ekonomikisht? Me kë është konsultuar Edi Rama për interesat shqiptare të MKV përkitazi me këtë nismë? A janë konsultuar subjekte ekonomike, ta zëmë si puna Oda ekonomike e Maqedonise veri-perëndimore se a i ndihmon kjo nismë kompanitë shqiptare apo jo?

StrugaLajmStrugaLajm

Pse KM Rama për lëvizje të këtilla politike tejkombëtare nuk ka kërkuar paraprakisht konsensus kombëtar?
Pse bashkimi ballkanik për Ramën është më i pranueshëm sesa bashkimi kombëtar (ai me Kosovën)? Të paktën unë nuk e di që ka shembull në botë ku bashkimi politik me të tjerët parapëlqehet më shumë sesa me vetveten.

A sheh dhe kupton Edi Rama diçka që liderët tjerë shqiptarë nuk janë në gjendje ta shohin e kuptojnë?StrugaLajm

A e kupton Rama për shembull gjeostrategjinë më mirë se liderët tjerë shqiptarë apo edhe se studiuesit e shkencave politike? A ekziston ndonjë platformë politike gjeostrategjike e hartuar nga Akademitë shqiptare apo organizata tjera shkencore e politike, për të cilën nuk ka dijeni publiku shqiptar?

A buron skepticizmi ndaj këtij veprimi politik për shkak të kredibilitetit (të ulët) politik të figurës së Ramës apo thjesht ngaqë historia na mëson se Serbisë nuk i zihet besë?


Loading...
loading...