Përplasje mes Xhaferit dhe Zekirit, pasi dështoi seanca për heqjen e imunitetit të Veljanovskit (VIDEO)

Kuvendi i Maqedonisë Veriore mbrëmë nuk arriti që ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski, i dyshuar për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017. Kjo dështoi pasi që në minutat e fundit kur duhej të hidhej në votim u ndërpre seanca nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, informon INA.

Mirëpo kjo ka nxitur një reagim të ashpër të deputetëve të LSDM, sidomos deputetit dhe nënkryetarit të saj, Muhamed Zekiri. Pamjet nga seanca e Kuvendit nxjerrin në sipërfaqe reagimin e ashpër të Zekirit ndaj Xhaferit, ku ka pasur përplasje verbale me tone të ngritura. Në këtë debat janë përfshirë edhe deputetë të tjerë të LSDM.

In : Aktuale

Loading...
loading...