PERËNDIMI I POLITIKËS HIPNOTIZUESE

Shkelzen Halimi

Disa nga politikanët shqiptarë në veprimet e tyre ishin pa zemër, pa ndërgjegje dhe pa dije elementare…Te ta, për shkak të injorancës, nuk ekzistonte njerëzorja, por një krijesë djallëzore. Thjeshtë ishin diletantë me ambicie të sëmura. StrugaLajm

Ata nuk synonin historinë, por pavdekësinë…Tek ta nuk depërtonte as zëri që vinte nga rrënojat e shekujve, e që mundohej ta gjente portën e ndërgjegjes së tyre. Idetë leniniste-marksiste-enveriste, si ide arketipa të platformave mendore të tyre, assesi nuk mundnin të ambientohen në rrethanat e reja pas-komuniste.StrugaLajm


Çlirimi i mendjes së robëruar nga “hipnoza” e leninistëve, marksistëve dhe enveristëve, ishte një proces i vështirë, mbase i patejkalueshëm, sepse në atë gjendje, të mendjes së robëruar, zgjimi ishte një proces inekzistent karshi hipnozës që përjetohej si një gjendje pafundësisht magjike….
Koncepti i tillë transcendental, në të cilën u thelluan ata që besonin se ai është i “dërguari” i shqiptarëve, shkaktoi dhimbje të shumta, por që në fakt, për shkak të gjendjes hipnotizuese, ato fare nuk u ndjenë, edhe në momentet kur intervenimet kirurgjikale në indin shqiptar bëheshin pa anestezion. Perëndimi i politikës hipnotizuese nuk shihej askund.

In : Aktuale

Loading...
loading...