Pesë persona të lëndur në një aksident në rrugën Prilep-Kërçovë

Pesë persona janë lënduar në një aksident me makina që ndodhi rreth orës 15:30 në rrugën rajonale Prilep-Kërçovë, afër vedni të quajtur ”Barbaras”. Në aksident u ndeshën një veturë e drejtuar nga A.S. (45) dhe një kamion i drejtuar nga 49 vjecari B.R.

Sipas të dhënave nga Misintria për Punë të Brendshme lëndime të rënda trupore ka marrë A.E (42) ku pas ndihmës së parë të dhënë në spitalin e qytetit në Prilep është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.StrugaLajm

Drejtuesi i automjetit A.S ka pësuar frakturë të gjurit poashtu edhe drejtuesi i kamionit dhe bashkudhëtarët e tij B.G (35) dhe K.Z (46) kanë marë lendime të lehta trupore ku janë mbajtur për kurim në qendrën medicinale në Prilep.StrugaLajm

Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe policore, ndërsa pas urdhërit të Prokurorisë makina është dërguar për kontrolll teknik.

In : Aktuale

Loading...
loading...