Peshkatarët e Radozhdës ankohen se koncesioneri punon në mënyrë të paligjshme në pjesën e Strugës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i ka dërguar të gjitha shërbimet e saj të inspektimit  të zbatojnë kontroll të punës së koncensionerit që ekonomizon me fondin e peshqve në Liqenin e Ohrit.

Peshkatarët e Radozhdës akuzuan se koncesioneri punon në mënyrë të paligjshme me nënkoncesionerët në pjesën e Strugës të liqenit përgjatë nga Podmolja deri te kampi “Treska” me të cilin negociojnë dhe dakordojnë kushte për peshkim. Ata publikisht deklaruan se janë angazhuar pa marrëveshje, si dhe se aspak nuk është kryer evidencë për peshkimin e peshqve. Edhe në të kaluarën ishte theksuar se në letër shkruhet sasi e caktuar, kundrejt realisht peshkimi i peshqve me peshë edhe nga disa herë më e madhe nga e deklaruara.

Para pak kohe Liqeni i Ohrit fitoi koncesioner të ri  që gjashtë vitet e ardhshme duhet të ekonomizojë me fondin e peshqve.

Ministri dikasterial Trajan Dimkovski tha se pasi që i ka dëgjuar vërejtjet e peshkatarëve, por edhe në media indikacionet e raportuara për parregullsi në punën e koncesionerit, javën e kaluar i ka dërguar në terren të gjitha tre inspektoratet – Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi, Inspektoratin e Tregut dhe Inspektoratin e Punës.

“Është bërë inspektim dhe atë që do ta marr nga raportet do të shpallet publikisht. Të mos paragjykoj, por nëse ka shkelje do të shfuqizohen marrëveshjet për koncesion”, tha ministri Trajan Dimkovski.

Sa i përket për bashkëpunimin me palën shqiptare, Dimkovski shtoi se në takim me kolegun e tij shqiptar ka biseduar rreth kujdesit për peshkun në Liqenin e Ohrit.

“Duhet të veprojmë bashkërisht, grupet duhet të punojnë, shpresoj se në të ardhmen do të gjejmë zgjidhje sepse është një problem i madh”, tha Dimkovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...