Pëson goditje në tru ish ministri Hajdaraga, ishte në Qafë Thanë në momentin kritik

Ish-ministri i Mbrojtjes i Partisë Socialiste, Luan Hajrdaraga, ka pësuar sot një ishemi në tru dhe ndodhet i shtruar në spital.

Bëhet me dije se Hajdaraga, ka qenë në pikën kufitarë të Qafë Thanës, duke u kthyer në Shqipëri kur ka pësuar ishemin.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se ish-ministrit socialist i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.StrugaLajm

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili është kujdesur për transportimin e Hajdaragës drejt Tiranës, konfirmojnë burimet për gazetë Panorama.StrugaLajm

Për momentin ish ministri i Mbrojtjes ndodhet në ambientet spitalore në Tiranë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore.

In : Aktuale

Loading...
loading...