Plagoset rëndë i riu në dasëm në Gostivar

Tridhjetë e një vjeçari banor i fshatit Tumçevisht të Gostivarit sot pasdite u plagos nga një plumb me armë zjarri. I plagosuri, pas ndihmës së dhënë në spitalin e Gostivarit, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve ai u transferua në Klinikat e Shkupit.

Sipas SPB Tetovë, i plagosur C.GJ së pari u dërguar në spital me plagë hyrëse në fytyrë dhe nofullën e poshtme të dëmtuar, përcjell TetovaSot. Jozyrtarisht, plumbi u qëllua në dasëm familjare në rrugën “Mara Ugrinova” në afërsi të stacionit të trenit.

Ekipi i policisë së Tetovës ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes, pas së cilës do të zbardhen detajet dhe rrathanat që çoi në plagosjen dhe nëse arma e zjarrit është përdorur në mënyrë të paligjshme./

In : Aktuale

Loading...
loading...