PLATONI PER SHTETIN –DHE SHTETI SOT!

Muhamet Borova

Zgjedhjet janë të vjetra aq sa është edhe shteti. Prej antikës deri më sot ato janë organizuar ne forma dhe mënyra të ndryshme.Zgjedhjet lokale organizohen në frymën e qeveris reformuese. Reforma nga fjala latine “reformare” dmth transformim që në politik e ka kuptimin e ndryshimit të ligjeve ose mënyrën e punës të organeve drejtuese shtetrore,që ato të jenë më efektive. Koha është ende e shkurtër për ndryshime spektakulare, reformuese. Te ne me politikë meren njerëzit që shumë flasin, por pak mendojnë. Me politikë meren ato që shumë e duan pushtetin.dhe shumë premtojnë.Por kush duhet të meret me politikë dhe si duhet të jetë shembëlltyra e politikanit sipas Platonit?.
1. Udhëheqësit e shtetit,pra politikanët duhet të kenë mbi pesëdhjetë vjet, ti kene kaluar te gjitha nivelet e arsimit dhe edukimit,të jenë me përvojë të pasur jetsore.
2. Udhëheqesi i vërtet per dallim prej demagogut sipas Platonit është ai i cili me shkathtësin e vet meriton adhurim dhe respekt,
3 Udhëheqesi i vërtet, është vetëm ai i cili duhet të detyrohet nga populli ta marë pushtetitn,të vijë në krye të shtetit, sepse ai nuk ka nevoj për pushtet.
4,Pushtetin duhet ta marin ata që nuk e duan, pasi në të kundërtën do te vinte në shprehje lufta për pushtet që do të shkaktonte destabilizim në shtet.Liderët e vërtet nuk duan asgjë të huaj ,dhe nuk e keqpërdorin pushtetin .
5.Në shtetin ideal nuk ka garim për pushtet, por e kunderta garimi bëhet se kush do te largohet nga pushteti
Ideja e Platonit për shtetin ideal në esencë është tepër humane sepse udhëhiqet nga ideja e së MIRËS. Forca e shtetit ideal nuk është te njerezit, te kulti i personalitetit, por te kulti i idesë së mirë.
Për, dallim nga mësimet e Platonit,sot politika bazohet te kulti i personalitetit, te mitizimi i liderit.Me politikë meren ato që e duan pushtetin, karieristët të papërmirsueshëm.
Dialogu ndërmjet politikanit dhe qytetarit duhet të bazohet në arsye, jo te premtimet shterpe, dialogu duhet të mbështetet te bindjet dhe punën e pamposhtur. Jeta e lumtur duhet të jetë një kompromis ndërmjet ideales dhe mundësisë.Mundësit do të krijohen me ide të mira dhe politikë pragmatike. Mundësit do të krijohen në shtetin e mirëqenies, që do të ofroj standard të mire dhe optimizëm për qytetarët .
Në kushtet tona politika edhe njeriun më të paaftë e shndëron në kolos enigmatik. Atë në pushtet nuk e mban aftësia e tij, por masa inferiore që në vend të logjikës udhëhiqet nga instiktet.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...