Policia e Kosovës e deportoi Gjuriqin në Serbi/FOTO

Policia e Kosovës ka deportuar për në Serbi, shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajmin për deportimin e tij, e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Gjuriq është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi nuk ka përfillur ndalesën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës dhe është futur në Mitrovicë.

Pas arrestimit, ai u dërgua në Prishtinë, ku u mbajt vetëm pak minuta brenda stacionit policor. Në momentin kur ai u nxorr nga automjeti, dhjetëra qytetarë u mblodhën para stacionit policor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për qetësi, derisa ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me ligjet dhe kompetencat e veta në arrestimin e Marko Gjuriqit.

“Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta, me profesionalizëm dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se sapo është njoftuar nga organet kompetente dhe Marko Gjuriq ka kaluar nëpër procedurën e rregullt të Prokurorisë dhe Gjyqësisë, si dhe tani është duke u përcjellë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.StrugaLajm

“Ky rast nuk duhet të cenojë komunikimin që është vënë në mes Kosovës dhe Serbisë, dialogun në mes dy vendeve dhe përpjekjet për normalizim, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi presidenti Thaçi.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se shteti i Kosovës ka zbatuar sot ligjet e veta dhe ka ushtruar sovranitetin e plotë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawi thotë se është i shqetësuar me ngjarjet që ndodhën në Mitrovicë.StrugaLajm

“Nuk ka alternativë tjetër pëveç dialogut”, ka shkruar Delawie në Twitter, pas arrestimit të Marko Gjuriq nga autoritetet në Kosovë.

Ndërkaq, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini ka njoftuar se ka telefonuar të dy presidentët, atë të Kosovës Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq të Serbisë.
“Me vije keq për atë që ka ndodhur sot. Tani Gjuriq është i lirë dhe gjatë rrugës për t’u kthyer pas. Duhet qetësi dhe ruajte e dialogut”, ka shkruar Mogerini në Twitter.​

Mospërfillja e Gjuriqit që u ka bërë institucioneve të Kosovës ka nxitur reagimin e Qeverisë së Kosovës dhe organeve të rendit të cilat kanë zbarkuar sot gjatë gjithë ditës në veri të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli kishte paralajmëruar arrestimin e Gjuriqit, nëse futet në Kosovë pa leje.

Ndërhyrja e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ndodhi në momentin kur Gjuriq dhe zyrtarët tjerë serbë që kishin hyrë pa leje po mbanin një tubim, ku po diskutonin për çështjen e Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në atë moment, është lëshuar alarmi, ndërkohë që policia ka përdorur gazin lotsjellës gjatë ndërhyrjes.

Gjuriq, më pas është sjell në stacionin qendër të Policisë në Prishtinë.

In : Aktuale

Loading...
loading...