Policia e Strugës akuzon një drejtor shkolle për keqpërdorim financiar

Policia e Strugës në bashkëpunim me Prokurorin publike ka ngritur padi ndaj një 37 vjecari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit” në bazë të nenit 353 paragrafi 1 të Kodit Penal në Republikën e Maqedonisë informohet Strugalajm.com.I dyshuari në cilësinë e drejtorit të shkollës “Strasho Pinxhur” – Vevçan në kundërshtim me legjislacionin dhe marrëveshjen e përfunduar me “Prosveto Dello” SHA Shkup në periudhën prej 02.01.2016 deri në 10/06/2016 paratë e inkasuara nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve për revistat nuk I ka dorëzuar në xhirollogarinë e ‘’ProsvetoDello’’ por I ka përvetësuar duke përfituar në mënyrë të paligjshme 24,920 denarë.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...