Policia e Strugës ,zbulon dy hajdutët që grabitën butikun dhe një market

Policia e Strugës ka njoftuar se dy persona nga Struga janë paditur për vjedhjen e cigareve, llaptopi dhe veshjeve mashkullore nga një market dhe butik në Strugë, ku kanë shkaktuar një dëm prej 116.000 den.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e dy veprave penale vjedhje e rëndë dhe një vepër penale tentim për vjedhje të rëndë, stacioni policor nga Struga, deri te Prokuroria Publike kompetente ka ngritur padi penale kundër S.O nga Struga dhe kundër P.S nga një fshat i Strugës, informuan nga MPB-ja.StrugaLajmStrugaLajm

Të paditurit ashtu si thuhet në njoftim, veprat penale i kanë kryer me 3 mars të këtij viti në periudhën midis orës 00.00 deri në 06.00 në Strugë, fillimisht në një market në rrugën “Marshall Tito”, në butik afër “Boris Kidric”, dhe pastaj edhe në një lokal te “8 Nëntori”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...