Policia ndalon kontrabandimin e 164 kilogramëve drogë në liqenin e Ohrit!

Në disa aksione të organizuara nga policia në Ohër, është arritur të pengohet kontrabandimi i 164 kilogram marihuanë informon SPB-ja e Ohrit.

E gjithë kjo ka përfunduar me pesë kallëzime penale. Personat e dyshuar kanë tentuar që marihuanën ta sjellin nga Shqipëria në Maqedoni dhe dyshohen për ”prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Marihuana është tentuar të futet në Maqedoni përmes liqenit dhe të shitet në Ohër dhe më gjërë.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...