Politika e nxiti boshatisjen e Maqedonisë

Politika aktuale në Maqedoni, një shtytje për boshatisjen e vendit. Çdo hap e lëvizje politike që po ndodh këtu nuk është asgjë tjetër veçse një nxitje e madhe për banorët e këtij vendi për tu larguar e për tu dhënë hapsirë qyqarëve të thinjur që të vazhdojnë ende me lojrat e tyre të flliqta e të zeza. Nuk është politikë ajo politikë që bënë zhurmë e grryen veshin e çdo kujt. Më vjen keq që jemi në një situatë ku çdo kush ka për qëllim të largohet e të iki diku ku vlersohet mundi dhe vepra e çdo njeriu pa marrë parasysh çfarë është. Kuptimi i politikaneve ka humbur vlerën e vetë, „intelektualët“ tonë që kanë qeverisur me vite dhe ende po qeverisin po fshehin fytyren e tyre të vërtetë me një maskë patriotizmi, me një maskë që mbulon shpirtin e tyre të zi. Është një shumicë që shpesh duket edhe si pakicë që në të vërtetë di realitetin dhe gjuhën e vërtetë të qeverisë. Më vjen keq që në krye të vendit kemi lënë të ulen njerëz të papërgjegjshëm e sy shkurtër. Çdo qeveri, përfshirë edhe këtë maqedone duhet të dinë se në të njejtën mënyrë si ato mund të vjedhin informata mbi dikë po njejtë edhe dikush mund t‘i thyej ato. Një frymë e re duhet të frymoj, një sistem i ri duhet të lind, një qeverisje e drejtë duhet të filloj. Duhet t‘i qëndrojmë asaj që është e drejtë në qofshim edhe pak. Nuk do të ketë qetësi derisa uniformat të kenë të qëndisur atë që është e lashtë dhe e largët. Blerton ArsllaniStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...