POLITIKA FLEN NË SHTRATIN E ATIJ QË E FINANCON, JO TË ATIJ QË I PREMTON!

Abdulla Mehmeti

Meqë gjendja e shqiptarëve në përgjithësi, ndërsa e shqiptarëve në Maqedoni është tepër e mjerushme, kurse Qeveria e Shqipërisë gati asnjëherë nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme (kinse në emër të paqes, stabilitetit në rajon dhe fqinjësisë së mirë), është koha që së pari të organizohet një KONFERENCË E DONATORËVE (shqiptarë dhe të huaj) për nevojat e lëvizjes politike të shqiptarëve në Maqedoni dhe projekte zhvillimore më të ngutshme.

Çfarë mund të presin shqiptarët në Maqedoni nga partitë politike aktuale të tyre, shumica e të cilave financohen hapur (ashiqare) nga fondacionet e huaja, fondet e zeza të shërbimeve sekrete dhe nëntoka kriminale?!

Pse duhet të mashtrohen në pafundësi shqiptarë në Maqedoni, sidomos nga politikanët mashtrues dhe mediat komerciale, se ata që paguhen dhe kontrollohen nga të huajit mund t’i nxjerrin shqiptarët nga kjo dhendje ku kanë rënë deri më sot?!

(31.X.2019)


Loading...
loading...