Politikasot:Koha po dëshmon se BDI-ja dhe Ali Ahmeti janë të pamposhtur

Kur flitet për Ali Ahmetin dhe BDI-në, gjëra e parë që na shkon në mendje janë fitoret që ka shënuar rradhazi ky subjekt politik në Maqedoni në krye me njeriun më vizionar dhe kombtarë Ali Ahemtin.

Bashkimi Demokratik pêr Integrim ka lindur nga populli e jo nga kazani mediatik dhe propagandat e partive politike që as natën nuk e arrijnë të mbijetojnë në skenën politike. Ata të cilët mundoheshin të dërgojnë BDI-në në histori, siç shihet shkuan vetë. Ata të cilët u shpallën “heronjë” dhe “tradhtarë”të 27 prillit, u bashkuan vetem për interesa personale dhe frikës nga humbja e pashmangshme. Ata të cilët akuzoheshin për menyrat e veprimit të tyre në fushën politike dhe fushën financiare. Ata të cilët nuk uleshin për interesat e shqiptarëve. Ata të cilët e bënë të pamundurën të mundur. Ata të cilët luajtën politikën më të shëmtuar. Ata të cilët u bashkuan kundër dëshirës së elektoratit së tyre. Ata të cilët gati që edhe me djallin nuk bnë koalicion. Ata më 29 tetor ia bënë varrin vetes dhe shkuan në histori. Pikërisht ata humbën, BDI-ja fitoj.
Ali Ahmeti, qysh para zgjedhjeve parlamentare u bëri thirrje subjekteve të reja që hynë në skenën politike duke rrahur krahërorin, që të bashkohen dhe të mos e përçajnë votën e shqiptarëve. Por mendjemadhësia e të voglit, dhe rrahja e krahërorit gjojase e mira ka fund me ata i bëri të kuptojnë se fundi i tyre në politik erdhi me shpejt se kyçja e tyre ne skenen politike. Ali Ahmeti në një intervistë tha që opozitë nuk njeh dhe se nuk ulet me “HORRA” të debatojë. A kishte të dretjë për këtë? Faktet thonë që po, sepse pas disa ditësh filluan përçarjet në partit që sapo u formuan. Kjo dëshmon se në politikë përvoja, eksperienca dhe vizioni politik kanë rëndësi të madhe për një subjekt politik. E kundërta e asaj që opozita e Ali Ahmetit dhe BDI-së nuk i posedon ato karakteristika.
Sot, Ali Ahmeti dhe BDI, me partnerin e koalicionit qeveritarë, filluan me ndryshime të mëdha qysh nga zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferri e deri sot që pritet hyerja në fuqi për ligjin e gjuhëve, që si pasojë e mos nënshkrimit nga ana e presidentit të shtetit kjo çeshtje do të shkojë në votim të dytë dhe padyshim deri në hyrjen në fuqi që domethënë deri në humbjen e kompetencës të presidentit.
Maqedonia, prioritete kryesore tash për tash ka ndryshimin e emrit, rruga e vetme që dergon drejt integrimit në botën europiane dhe NATO-n.StrugaLajm

Bashkimi Demokratik për Integrim është vlerë e çmuar e shqiptarëve të maqedonisë. Ali Ahmeti dëshmoj se është i pamposhtur duke dërguar në histori shumë kryeministra maqedonas dhe subjekte politike. BDI-ja ka politika afatgjata kurse të tjerët politika afatshkurtra.
Të gjithë vijnë e shkojnë, Ali Ahmeti mbetet lider politik i pamposhtur./politikasotStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...