Pollozhani: Realizimi i projektit rrugor Opajë-Belanoc-Stançiq është vepër historike

Asfaltimi i aksit rrugor Opajë-Belanoc-Stanciq shënon fazën përmbyllëse së hapjes së aksit më të ri rrugor në Republikën e Maqedonisë i cili nënkupton edhe krijimin e një lidhjeje të re rrugore me Republikën e Kosovës.
Punimet fillestare rreth realizimit të këtij proekti kan nisur në vitin 2013 me një proekt rrugor që arrinë gjatësinë e 16 kilometrave dhe një vlerë prej 6.1 milion eurove.
Dita e sotshme shënon fillimin e asfaltimit të këtij aksi rrugor me çka punimet u vëzhguan nga afër nga Zv/Kryeministri Arbër Ademi, Zv/Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Faton Pollozhani si dhe deputetët Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili
Zv ministri i Transportit dhe Lidhjeve gjat vëzhgimit të punimeve në ditën e sotme theksoi:Realizimi dhe përfundimi i këtij proekti është një vepër kombëtare qe do intensifikoje më shumë raportet mes Repubilkës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës si dhe do ndikoj drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të rajonit të Kumanovës,Likovës dhe më gjërë pasi bizneseve të kësaj ane me anë të realizimit të këtij proekti j’u afroet më shumë tregu Kosovar dhe anasjelltas.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...