Pompeo nga Ohri: Erdha këtu për të konfirmuar mbështetjen amerikane, jo ndikimeve ruse!

Në një nga hotelet përskaj bregut të Liqenit të Ohrit, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo sot kaloi pak orë në takime me kreun shtetëror të Maqedonisë së Veriut. Zyrtari i lartë amerikan në konferencën para gazetarëve tha se vizita e tij në këtë vend është për të konfirmuar mbështetjen amerikane.

Ai theksoi se është i bindur se Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e vlefshme e NATO-s. “Jam i sigurt që Senati i SHBA-së do të ratifikoj këtë vjeshtë protokollin për anëtarësim formal të vendit tuaj në NATO. Dua të ju përgëzoj për Marrëveshjen e Prespës, si një bazament për lidhje të fuqishme ekonomike mes dy vendeve, posaçërisht në energji dhe për stabilitet në Evropë dhe rajon. Gjithashtu vlerësoj marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë që i shërben shpirtit për marrëdhënie të mira mes aleatëve”, tha Pompeo, përcjellë INA. Sekretari amerikan përcolli edhe porosinë se SHBA do të vazhdojë të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Zoran Zaev faleminderoi SHBA për përkrahjen e fuqishme dhe partneritetin strategjik. Ai theksoi se për disa ditë presin nga Brukseli një lajm të mire, që do të jetë për të mirën dhe sigurinë e rajonit. “Maqedonia e Veriut meriton të marrë datën për fillimin e bisedimeve. Ballkani stabil është në interes të BE-së dhe kjo vizitë e sekretarit shtetëror Pompeo është e rëndësishme për ne”, theksoi Zaev, në konferencën e përbashkët me sekretarin amerikan, i cili zhvilloi takime në Ohër me presidentin Stevo Pendarovski, por edhe me zyrtarë të tjerë të Qeverisë. Sekretari Pompeo vizitoi kishën Sveti Marija në Ohër, që është rikonstruktuar dhe janë konservuar afreskat nga mjete të siguruara përmes USAID-it. Ndërsa pas Ohrit si destinacioni i fundit i mini turnout ballkanik, Pompeo u largua drejt Athinës. StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...